Rinisë dhe Sportit dhe klubit të Prishtinës për ndërtimin e një kompleksi të madh sportiv në Bërnicë të Poshtme, shkruan Zëri.info.
Kjo parcelë e kap vlerën e 20 milionë euro dhe do të ketë gjashtë fusha sportive.
Marrëveshjen e nënshkruan Ministri Kujtim Gashi dhe presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi.
Presidenti i klubit të Prishtinës, Remzi Ejupi, ka folur për parcelën në fjalë.
“Kompleksi do t’i shërbejë jo vetëm Prishtinës, por edhe Federatë së Futbollit të Kosovës dhe klubeve të Prishtinës. Ky është lajm i mirë për futbollin kryeqytetas dhe atë kosovar. Do të jenë në kompleks gjashtë fusha”, ka deklaruar presidenti i Prishtinës, Remzi Ejupi për emisionin ‘Arena’ në Radio Televizionin e Kosovës.
“Mendoj se në të ardhmen nuk kemi nevojë që të shkojmë në Antalia pasi që do ta kemi kompleksin tonë”, theksoi Ejupi.
“Kompleksi do të jetë gati për tri vitet e ardhshme. Do të fillojë së ndërtuari pas rreth dy muajve”, tha ndër të tjera Ejupi. /Zëri.info
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador