Lionel Messi ka vendosur një rekord në fitoren e sotme (e diele) të Barcelonës.
Gjiganti katalunas arriti të përmbys rezultatin në Camp Nou në ndeshjen e zhvilluar ndaj Deportivo Alaves për të vazhduar si e pamposhtur në La Liga, shkruan portali arbresh.info. Golat nga dy yjet, Luis Suarez dhe Lionel Messi, shpëtuan “Blaugranët” në ndeshjen debutuese të Philippe Coutinhos në kampionatin spanjoll duke i siguruar fitore me rezultat 2 me 1.
Superylli Lionel Messi shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e 82′ të ndeshjes për t’i dhuruar fitoren skuadrës së trajnerit spanjoll Ernesto Valverde pas golit të barazimit nga Luis Suarez.
Megjithatë, goli direkt nga gjuajta e lirë ishte goli i 21-të në La Liga nga Lionel Messi, që ka shënuar më shumë se çdo lojtarë tjetër, përfshirë superyllin dhe rivalin e tij – Cristiano Ronaldon.
https://www.facebook.com/arbresh.sport/videos/314047852449856/
Sulmuesi i Real Madridit ka shënuar gjithsej 20 gola direkte nga gjuajta e lirë për ‘Los Blancos’ qysh pas transferimit të tij në Bernabeu./arbresh.info/
https://twitter.com/OptaJose/status/957729359586054146
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...
Shërbimi Korrektues i Kosovës shënon 25-vjetorin e themelimi...