Sipas planit për hapjen graduale ekonomike të Qeverisë së Kosovës dhe hapave të planifikuar të kthimit në normalitet, Ministria e Shëndetësisë bazuar në përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe rekomandimeve të IKShPK-së, ka përcaktuar që hapja e pishinave do të rivlerësohet gjatë fazës së tretë, e cila fillon prej 01 qershor 2020.
Në bazë të kërkesës për klubet e notit, për lejimin e aktiviteteve stërvitore ujore, me qëllim tëparandalimit të përhapjes së COVID-19, rekomandojmë që të respektohen dhe zbatohen me përpikëri këto rregulla:
Sportistët dhe stafi teknik të shkojnë në stërvitje individualisht dhe me pajisje sportive, mundësisht pa përdorur zhveshtore.
Nëse patjetër duhet të shfrytëzohen hapësirat e përbashkëta, si zhveshtore, dush kabina, etj. mund të përdoren vetëm nëse dezinfektohen pas çdo përdorimi të një individi.
Të sigurohet që tualetet të jenë të pastra, të dezinfektuara dhe të ndara për meshkuj dhe femra në të cilat do të bëhet larja e duarve, të ketë ujë të rrjedhshëm dhe të sigurtë, sapun të lëngshëm dhe letër për tharjen e duarve.
Gjatë stërvitjeve sportistët janë të obliguar të respektojnë distancën fizike prej minimum 2 metra si në hapësirën e pishinës ashtu edhe gjatë stërvitjes në ujë.
Sportistët të përdorin vetëm mjetet e veta (peshqirët, shishen personale për pije dhe ushqimin eventual).
Çdo objekt sportiv duhet të dezinfektohet me dezinfektues me bazë alkooli 70%.
Posterët me informacione për larjen e duarve dhe higjienën respiratore, duhet të vendosen në muret e hapësirave të objektit sportiv dhe në tualete, dhe ato të jenë të dukshme.
Uji në pishinë duhet të dezinfektohet në sasi me klor rezidual mbi 0.6mg/l.
Evidentimi i stërvitjeve data, koha, vendi, numri i pjesëmarrësve, trajneri dhe personeli teknik;
Organizatori i stërvitjes duhet të ketë informatat paraprake për çdo sportist, trajner apo personel tjetër që merr pjesë në stërvitje duke pasur parasysh se mos ka ndonjë simptomë të infeksionit me COVID-19 (temperaturë, kollë, frymëmarrje të vështirësuar.
Nëse gjatë stërvitjes ndonjërit i shfaqen simptomat, stërvitja duhet të ndërprehet menjëherë, kurse personi me simptome duhet të dërgohet në institucionet shëndetësore;
Në objektin sportiv ku mbahet stërvitja duhet të ketë mjete për dezinfektim të duarve dhe mjete tjera higjienike (sapun të lëngshëm, letër)
Para fillimit dhe pas përfundimit të stërvitjes duhet të dezinfektohen të gjitha mjetet dhe paisjet sportive të lëvizshme dhe të fiksuara statike që janë përdorur gjatë stërvitjes me dezinfektues që përmban së paku 70% alkool.
Hapësira kohore mes dy stërvitjeve të jetë së paku 30 minuta.
Të gjitha hapësirat e mbyllura të ajrosen vazhdimisht ose me ventilim të hapur, por jo me kondicioner.
Hedhja e mbeturinave të bëhet në shportë të posaçme, dhe ato të mbyllen në mënyrë të sigurt e të hedhën në vendin adekuat.
Gjithashtu në kohën e lejimit të stërvitjeve klubet e notit duhet t’i përmbahen Udhëzuesit të përkohshëm për aplikimin e masave për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 ne institucionet publike dhe private.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...