Rekomandimet për fillimin e aktivitetit – Shigjetari

14:51 | 16 Qershor 2020
Arbresh Info

Sporti i shigjetarisë është një sport specifik ku për implementimin e tij përdor harkun, shigjetat dhe figurën. Nga kjo kuptohet se sportistët nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë në mes veti, por vetëm me pajisjet e tyre personale dhe figurën.

Andaj, duke ndjekur instruksionet nga Federata Boterore ‘World Archery’ se si duhet mbajtur stërvitjet nën kushtet e rrezikut nga COVID 19, si dhe duke ndjekur këshillat nga OBSh,

udhëzimet nga autoritetet kompentente vendore me rekomandimet nga MSh dhe IKShPK dhe protokollin e përgjithshëm në situata epidemiologjike, të bashkërenduara me udhëzimet nga

MKRS dhe KOK, lidhur me masat e sigurisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID 19, Federata e Shigjetarisë së Kosovës nxjerr rekomandimet përkatëse për klubet sportive të shigjetarisë për fillimin e aktivitetit sportiv:

  1. Mbajtja e distancës së paku 2m gjatë stërvitjeve
  2. Respektimi i udhëzimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës për higjienën;
  3. Nuk lejohet pjesëmarrja në stërvitje ose aktivitete sportistit që shfaq simptoma të njohura të infektimit me COVID 19;
  4. Nuk lejohet prekja e pajisjeve të tjetrit, përveç pajisjeve personale ose atyre të dhëna në huazim nga klubi;
  5. Lejohet vetëm proporcioni 1:1 trajner dhe sportist;
  6. Aty ku është e mundur, të bëhet rezervimi i terminit për stërvitje në klub;
  7. Vetëm aktiviteti në ambient të hapur (outdoor) është i lejuar;
  8. Nuk lejohet aktiviteti në ambient të mbyllur (indoor);
  9. Sportistët duhet të vijnë të përgaditur me pajisjet e tyre dhe duhet të largohen menjëherë pas përfundimit të stërvitjes;
  10. Vetëm një sportist lejohet të gjuaj në një figurë (përjashtimisht nëse jetojnë bashkë në të njëjtën familje);
  11. Mos prek shigjetat e tjetrit, por vetëm ato personale;
  12. Tek personat me aftësi të kufizuara, pas gjuajtjes shigjetat merren nga personi i autorizuar i cili duhet të bartë pajisje mbrojtëse: maskë dhe dorëza;
  13. Nuk lejohet lëvizja e figurave pa aprovimin e zyrtarit të poligonit;
  14. Figura e letrës ndërrohet pas përfundimit të stërvitjes së sportistit, dhe vendoset figura e re për sportistin e radhës;
  15. Prezenca e personave më të vjetër se 63 vjeç nuk lejohet në stërvitje;
  16. Trajnerët duhet të respektojnë rekomandimet për distancën sociale, dhe mund t’i ofrohen sportistit vetëm nëse ka ndonjë çështje të lidhur me shëndetin e tyre.

Nga klubet gjithashtu kërkohet dezinfektimi i hapësirave si dhe stacionet me desinfektantë për duar duhet të jenë të qasshme gjatë gjithë kohës. Gjithashtu kërkohet nga administrata e klubeve

qe të bëhet evidentimi strikt i sportistëve, trajnerëve, prindërve, dhe personave tjerë që do të frekuentojnë klubet, si dhe të sigurohet numri kontaktues i secilit, që në rast të paraqitjes së

ndonjë rasti të infektimit me koronavirusin COVID 19, të arrihet komunikimi i shpejtë me të gjithë të frekuentuarit për izolimin e përhapjes së mëtutjeshme.

Implementimi i rekomandimeve të lartshënuara si fazë e parë për fillimin e stërvitjeve fillon me

12 Qershor 2020.

Faza e dytë e rekomandimeve parashihet të fillojë me 10 Korrik 2020, ku do të përfshihet edhe mbajtja e garave.

Duke marre parasysh se ruajtja e shëndetit është me rëndësi parësore, kërkojmë nga të gjitha klubet respektimin strikt të rekomandimeve të lartshënuara dhe udhëzimeve të përgjithshme nga institucionet përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme