Në prag të takimit të Shqipërsië në udhëtim te Anglia, selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Edoardo Reja, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur rreth disa lojtarëve në veçanti.
Reja gjithashtu ka potencuar se e ka ftuar edhe Taulant Xhakën për këtë ndeshje, mirëpo sipas tij, ai po tallet me kombëtaren.
“Xhaka nuk është i sinqert, po gënjen dhe po tallet me ne. Nuk e kam ftuar vetëm një herë sepse kishte probleme fizike, pastaj e kam thirrur vazhdimisht dhe na ka refuzuar”, tha Reja.
Ai po ashtu shtoi se në këtë ndeshje do të mungojnë edhe Rey Manaj dhe Ivan Balliu për shkak se nuk janë të gatshëm fizikisht.
“Kam folur me Manaj dhe ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht”, tha ai.
Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampinatin Botëror “Katari 2022”.
Më 12 nëntor udhëton drejt Anglisë në përballje me “Tre Luanët”, ndërsa pas tre ditësh prej Andorrën në “Air Albania”./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...