Google ADS

Reja tregon përse s’i ftojë Mavrajn dhe Sadikun

11:47 | 6 Tetor 2019
L G

Mërgim Mavraj dhe Armando Sadiku nuk janë përfshirë në listën e Kombëtares për dy ndeshjet me Turqinë dhe Moldavinë jo për arsye sportive.

Trajneri i kuqezinjve, Edoardo Reja ka shpjeguar në konferencën për shtyp se mbrojtësi i SpVgg Greuther Fürth ka një problem fizik, ndërsa sulmuesi i Malagas, në çastet e fundit ka kërkuar të jetë i lirë për një problem të rëndësishëm familjar.

“Kam folur me Mavrajn i cili këtë javë duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah. Kjo është arsyeja pse nuk është përfshirë në listë, por do ta ftoj sërish. Sadiku në çastet e fundit më ka kërkuar të mos grumbullohet për një problem të rëndësishëm familjar, kjo është e gjitha. Të dy do të kthehen në Kombëtare për raundin tjetër të ndeshjeve. Kam folur edhe më Xhakën dhe jemi sqaruar. Kam preferuar Selahin, pasi dua ta shoh nga afër për perspektivën. Nuk dua të grumbulloj 27 apo 28 futbollistë dhe më pas t’i dërgoj disa në tribunë.”

4 portierë: Edhe Turqia ka grumbulluar 4 portierë. Ne kemi portierë shumë të mirë, që po e tregojnë veten. Më mbetet detyra e vështirë e zgjedhjes se kush do të jetë titullari. Nuk kemi një çështje “Berisha” në Kombëtare, mjafton që ata të vijnë në grumbullim të japim më të mirën dhe të mos krijojnë probleme. Selmani po merr minuta në kampionatin turk, më duket e arsyeshme që ne ta kemi në konsideratë, sidomos këtë ndeshje ndaj Turqisë

Forma e lojtarëve: Është shumë e rëndësishme që lojtarët të luajnë dhe të kenë minuta. Duhet marrë në konsideratë qëndrimi i tyre. Dua të veçoj Dermakun, nuk po luan me Parmën, por kur grumbullohet me Kombëtaren, jep diçka më shumë. Kumbulla është vetëm 19-vjeç, shënoi gol dje dhe është një lojtar i rëndësishëm. Hysaj nuk po gjen më hapësira te Napoli. Nuk preferoi të shkonte në tribunë me Napolin, por preferoi të stërvitej. Këto sjellje më bën të zgjedh lojtarët që janë më të dobishëm për ne./SS/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme