Endri Çekiçi është në qendër të vëmendjes të disa klubeve europiane, pas paraqitjeve fantastike që ka bërë në Slloveni me Olimpia Lubjanën.
Në deklaratën për “Procesin Sportiv”, mesfushori me tipare sulmuese pohon se trajneri i Kombëtares, Edi Reja, e ka ndjekur nga afër dhe shpreson që t’i bashkohet ekipit të parë kuqezi sa më shpejt.
“Reja ka ardhur dhe më ka ndjekur disa herë në Slloveni. Kjo është me rëndësi, pra që më ka nën vëzhgim. Tani të presim ftesën.
Te klubi i Lubjanës drejtuesit kanë besim të madh tek unë. Kam disa oferta, por duhet të shoh për më të mirën për të ardhmen time. Qëllimi është që të largohem dhe të shkoj në një ligë më të fortë, por atje ku do të shkoj, duhet të kem besimin e trajnerit”, ka thënë Çekiçi.
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...