Trajneri i Kombëtares Shqiptare Edy Reja ka dhënë një intervistë për gazetën sportive italiane, Corriere Dello Sport, ku ka folur me superlativa për mbrojtësin kuqezi të Veronës, Marash Kumbulla, i cili mbetet një nga emrat më të lakuar në merkato.
“Marash është një mbrojtës shumë inteligjent, shumë i shpejtë në ndërhyrje dhe i fortë në luftën në ajër. Mbi të gjitha është një djalë me kokën mbi shpatulla, ndaj ka një marzh shumë të lartë përmirësimi. I ka të gjitha mundësitë për t’u bërë një nga mbrojtësit më të mirë dhe për të luajtur në nivele të larta”, tha Reja.
Orët e fundit është folur shumë për një marrëveshje për transferimin e Kumbullës te Lazio, pasi bardhekaltrit kanë arritur një marrëveshje me Veronën, duke “djegur” konkurrencën me Interin, që dukej e avantazhuar për të marrë shërbimet e tij.
“Nuk besoj se Kumbulla ka favorizuar një klub apo një tjetër për transferimin. Besoj se vendimi është marrë, apo do merret duke marrë në konsideratë edhe faktorë të tjerë, që nuk lidhen me ofertën ekonomike, por atë profesionale. Kumbulla është një djalosh që dëshiron të luajë vazhdimisht dhe në këtë drejtim Lazio i ofron garanci më të mëdha se të tjerat”, u shpreh trajneri i Kombëtares Shqiptare.
Mbrojtësi 20-vjeçar ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë, ndonëse disponon edhe pasaportë italiane, ndërsa vetë Reja deklaroi se Kumbulla mund të ishte një alternativë mjaft e vlefshme për përfaqësuesen e Roberto Mancinit.
“Mendoj se mund të kishte interes edhe nga Italia, duke parë edhe faktin që ka pasaportë të vendit tonë. Me cilësitë që ka, është nga të rinjtë më premtues, pasi duhet të pranojmë se përveç Bastonit, nuk shoh asnjë italian të ri dhe të zonë në mbrojtje, në kampionatin tonë”, tha trajneri Reja. /SS/
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...
Hajrullahu: Pa digjitalizim, UP-ja nuk mund të ecë përpara
Kryetarit të Strugës i konfiskohet pasaporta