Google ADS

Reja: Ja pse mungojnë Manaj dhe Balliu

12:30 | 8 Nëntor 2021
Lorik Gerbeshi

Në konferencën e parë për media para dy ndeshjeve të radhës kundër Anglisë dhe Andorrës që janë edhe dy takimet e fundit për kuqezinjët në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, trajneri i Shqipërisë, Edoardo Reja zbuloi se pse ka lënë jashtë sulmuesin Rey Manaj dhe mbrojtësin Ivan Balliu.

“Pse mungojnë Balliu dhe Manaj? Sulmuesi mungon për faktin që nuk i pasoi Uzuni në ndeshjen me Poloninë?”.

“Jo absolutisht, kam folur me Manaj se ka pasur disa probleme. Ka qenë me grip, ka luajtur edhe pak ndeshje. Më ka thënë se nuk është në gjendjen më të mirë, e kemi vendosur bashkarisht”.

“Kam folur edhe me Balliun dhe ka pasur një problem me pubalgjinë dhe nuk ka arritur të rikuperoj, pavarësisht se ka luajur me klubin. Do t’i nënshtrohet sërish testeve tjera”, theksoi Reja.

Kombëtarja e Shqipërisë zhvillon dy ndeshjet e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampinatin Botëror “Katari 2022”.

Më 12 nëntor udhëton drejt Anglisë në përballje me “Tre Luanët”, ndërsa pas tre ditësh prej Andorrën në “Air Albania”./Arbresh.info

Të ngjashme