Ish-trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Edy Reja ka dhënë një intervistë për mediet italiane, ku ka folur në veçanti për mesfushorin e Inter-it, Kristjan Asllanin.
Reja theksoi se në mungesë të Calhanoglu, Inter duhet të ndjehet rehat me mesfushorin “kuqezi”.
“Të zësh vendin e Calhanoglu nuk është e lehtë, por Interi mund të ndihet rehat me Kristjanin. Megjithatë unë ende shoh hapësirë të jashtëzakonshme për përmirësim tek ai”-tha tekniku italian.
Më tej, ish-trajneri i Shqipërisë zbuloi edhe një bisedë që ka zhvilluar me Asllanin nga koha kur Reja drejtonte Kombëtaren tonë.
“Kur i thashë se ishte pak i mbyllur, pa hapësira te Inter, ai u përgjigj: “Zotëri, po mësoj çdo ditë…” Ndoshta ai ka të drejtë dhe në fund, me shumë vendosmëri dhe cilësi, ai do ta gjejë hapësirën e tij.-vijoi Edoardo Reja.
Sa i përket personalitetit në fushë, trajneri theksoi se ai nuk ka frikë.
“Ai ka një personalitet të madh në fushën e lojës, aty ku ka rëndësi. Ai nuk ka frikë, në fakt ndonjëherë duhet ta qetësosh pak, nëse më duhet të gjej një të metë është kjo, thjesht për t’u treguar të gjithëve se ai mund të jetë titullar, ndonjëherë e tepron në tentimin e goditjes”-deklaroi italiani.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...