Google ADS

Reinier Jesus pranon transferimin në Real Madrid

14:08 | 5 Janar 2020
Arbresh Info

Real Madrid mund të kompletojnë në ditët e ardhshme transferimin e sulmuesit të Flamengos, Reinier Jesus.

Trajneri i “Los Blancos” ka qenë në bisedime me sulmuesin brazilian që një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info.

Sipas Marca, 17-vjeçari do të nënshkruajë për gjigantin spanjoll dhe do transferohet me 18 janar.

Problemi për Flamengon është se nuk do fitojë vlerën e pritur, pasi klauzola e brazilianit ishte 70 milionë euro, mirëpo ky i fundit ka pranuar të transferohet në “Old Trafford” për 30 milionë euro.

Sapo marrëveshja të nënshkruhet, Reinier se pari do t’i bashkohet Real Madrid Castilla./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme