Pepe Reina beson se Milani do të “shfaqet edhe më i fortë” nga goditjet e fundit dhe do të përballet me Juventusin me “përulësi dhe respekt, por jo me frikë”.
“Rossonerët” barazuan me rezultat 1 me 1 në takimin si mysafirë ndaj Real Betisit në Evropa Ligë dhe tani i janë bashkuar Olympiacos në pozitën e dytë me nga shtatë pikë, transmeton portali arbresh.info.
“Çdo moment i vështirë duhet të jetë një mundësi për tu shfaqur edhe më i fortë. Ne e kemi thënë që pas ndeshjes së parë me Betisin dhe kemi treguar se jemi më të balancuar këtë mbrëmje”, ka thënë portieri pas ndeshjes.
Milani ka një test shumë të vështirë në Serie A mbrëmjen e së dielës për shkak se ata do të presin në shtëpi liderin – Juventusin.
“Ne do të përballemi me ata me të gjithë përulësinë dhe respektin e nevojshëm, por sigurisht jo me frikë sepse ne besojmë në vetën tonë”
Reina shfrytëzon eksperiencën e tij në ndeshjet në Evropa Ligë por gjithashtu punon me Gianluigi Donnarumman në stërvitje.
“Ne të gjithë punojmë së bashku dhe kënaqemi sepse ne dëshirojmë të bëhemi edhe më të fortë. Qëllimi im është për të ndihmuar Gigion sepse ai ka cilësi për tu bërë një trajner i fenomenal”
Ndeshjes mes Milanit dhe Juventusit të dielën fillon nga ora 20:30./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...