Presidenti i Santos, Jose Carlos Peres ka zbuluar se klubi brazilian ka tentuar nënshkrimin në formë huazimi me ish lojtarin e tyre – Neymarin.
E ardhmja e 27-vjeçarit në PSG vazhdon të mbetet ende e paqartë ndërkohë që klubi francez ka hapur bisedimet me Barcelonën sot (e martë), transmeton portali arbresh.info.
Neymar ka qenë duke tentuar vazhdimisht largimin nga klubi aktual në përpjekje për tu rikthyer te gjiganti spanjoll. Megjithatë, ai mund të rikthej te një tjetër ish klub i tij që gjithashtu ka shfaqur interesim.
Duke diskutuar rreth një marrëveshje të shkurtër me të në formë huazimi, Peres ka thënë për SPORT: “Kjo ishte një mundësi. Ishte e komplikuar, sigurisht, por ishte një opsion”.
“Ne kemi tentuar për të sjellë atë për gjashtë muaj këtu deri në dhjetor. Ne kemi folur me njerëz afër babait të tij por nuk ishte e mundur”
Neymar ka luajtur në të kaluarën te Snatos nga viti 2009 deri në vitin 2013 para se të transferohej te Barcelona./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...