Real Madridi ka ndezur një alarm të kuq te klubet evropiane, mes raportimeve se ata nuk mund të përballojnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappen.
Manchester United, Chelsea, Manchester City dhe Liverpool kanë monitoruar situatën e sulmuesit të PSG-së pasi kontrata e tij skadon verën e ardhshme.
Daily Telegraph raporton se “çështjet financiare” kanë dëmtuar shanset e Realit për të rekrutuar objektivin e tyre kryesor për një kohë të gjatë.
Tani gjigantët e Ligës Premier pritet të bëjnë oferta marramendëse për yllin francez në janar.
Sulmuesi 24 vjeçar ka refuzuar tashmë një ofertë nga klubi saudit Al-Hilal me vlerë rreth 1 miliard euro dhe një tarifë transferimi afër 300 milionë euro.
Në korrik, Mbappes iu dhanë dy javë kohë për të zgjatur marrëveshjen e tij aktuale me PSG – ose të shitet.
Por, ai nuk nënshkroi – dhe përkundrazi që u suspendua, ai më vonë u rikthye në skuadër.
Andaj, në janar mbetet të shihet përfundimisht se çfarë do të vendosë Mbappe, të qëndrojë në Paris apo të kalojë në Ligën Premier./Telegrafi/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...