Dy lojtarë të Roma-s, Paulo Dybala dhe Leandro Paredes u ka thënë “JO” milionave nga Arabia Saudite ose të paktën kështu raportojnë mediet italiane.
Në të ardhmen e tyre ose të paktën gjatë kësaj merkatoje nuk do të ketë një transferim të tyre në Arabi.
Në fillim të muajit korrik Dybala refuzojë ofertën e klubit të Al-Nassr, që i kishte propozuar sulmuesit një kontratë 3-vjeçare, me një pagë prej 20 milionë euro në sezon.
Pavarësisht ofertës shumë tunduese në shifra, Paulo ka zgjedhur që të vazhdojë rrugëtimin e tij te “verdhekuqtë” e kryeqytetit italian.
E njëjta gjë vlen edhe për Paredes, mesfushori nuk ka dashur të marrë në konsideratë propozimin joshës prej 10 milionë eurosh në sezon, nga Al-Ahli.
Një refuzim i dyfishtë, rezultat i së cilës sigurisht që sjell buzëqeshje të trajneri i Roma-s, De Rossi./Ss
Sikorski: Shqipëria lider në procesin e anëtarësimit
Njohja e pasaportave nga Armenia, Kurti thotë se ky dokument...
Infantino: Kosova jorastësisht në Top 100 të Ranglistës së F...
Sulm me thikë në një shkollë të Zagrebit, vdes një 7 vjeçar
Aksident mes dy veturave në Sllatinë, s’ka të lënduar
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...