Rebic: Më në fund kam mundësinë të tregojë kualitetin, kënaqësi të luaj me Ibrahimovic

12:28 | 19 Shkurt 2020
Arbresh Info

Sulmuesi, Ante Rebic është i gëzuar me mundësinë për të luajtur në formacionin e parë.

Rebic në gjashtë muajt e parë të “Rosonerët” nuk arriti të jetë titullar, opsion të cilin e ka fituar nën urdhrat e Stefano Pioli.

Kroati ka thënë se ndihet shumë i lumtur që është në formacionin e parë dhe ka mundësinë për të shfaqur kualitetin.

“Më në fund kam mundësinë për të luajtur rregullisht dhe të tregojë kualitetin. Çdo gjë është mirë. Asnjëherë nuk ishte vështirë të luaj në Itali në krahasim me Gjermaninë”.

Ndërsa për bashkëlojtarin, Zlatan Ibrahimovic tha se është kënaqësi që luan se bashku me suedezin.

“Para disa ditëve motra me dërgoi një gazetë në të cilin thoshte se ai është lojtari im i preferuar. Është kënaqësi e vërtetë të luajë me të, të shohësh kualitetin dhe eksperiencën. Na ndihmon shumë”, deklaroi ai.

Milan për momentin renditët në pozitën e tetë me 35 pikë, 10 me pak se Atalanta që zë vendin e katër./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme