Arjen Robben e ka shfaqur qartazi pakënaqësinë pasi u zëvendësuar në fitoren e Bayern Munichut ndaj Stuttgartit të shtunën pasdite. Duke folur për “Focus”, holandezi zgjodhi ta sqaronte situatën, duke thënë se çdo gjë është në rregull mes tij dhe Niko Kovacit, por insistoi se nuk ka përse të pajtohet me vendimet e trajnerit.
Jo vetëm Robben, por edhe Franck Ribery u zemërua pasi Kovac e zëvendësoi, me të parin që u turr drejt zhveshtores dhe të dytin që kërkoi shpjegime, transmeton Gazeta Express.
Robben e ka sqaruar situatën pas ndeshjes, duke thënë se gjërat janë në rregull mes tij dhe trajnerit.
“Çdo gjë është në rregull mes meje dhe trajnerit. Si lojtar, gjithmonë mendon vetëm për veten. Futbolli është botë vetjake dhe trajneri duhet të mendojë për ekipin. Ta them thjesht, duhet ta pranojmë si është”, shpjegoi ai.
“E kam thënë shumë herë, nuk do të thotë ta pranosh vendimin e trajnerit, mund të mos pajtohesh”, shtoi ai
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...