Realit iu mohua një penalti e qartë (Video)

19:17 | 18 Shkurt 2017
Arbresh Info

Real Madridi mund ta kishte fituar ndeshjen e së shtunës në “Santiago Bernabeu” me një rezultat edhe më të thellë.

Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane mund ta kishte fituar takimin ndaj Espanyolit në kuadër të xhiros së 23 në La Liga me rezultat 3 me 0 nëse gjyqtarët do ishin të saktë me atë që ndodhi në minutën e fundit të kohës shtesë, shkruan portali arbresh.info.

Espanyol i shpëtoi penaltisë pavarësisht ndërhyrjes së palejuar nga mbrojtësi qendror David Lopez ndaj sulmuesit Cristiano Ronaldo në zonën e penaltisë.

Gjyqtari anësor ngriti lartë flamurin duke parë superyllin e “Madrilenëve” në pozitë jashtë fushe në momentin kur u rrëzua nga Lopez.

Për më shumë, gjykojeni edhe vetë në videon më poshtë./arbresh.info

Të ngjashme