Google ADS

Realit i refuzohen 60 milionë për David De Gean

22:49 | 31 Maj 2017
Arbresh Info

Real Madridit i është refuzuar një ofertë madhështore prej 60 milionë funta për David De Gean nga Manchester United.

Por, kjo nuk do të ndal gjigantin spanjoll pasi besohet se “Madrilenët” janë të gatshëm për të shtruar një ofertë të dytë për të siguruar shërbimet e superyllit, transmeton portali arbresh.info.

Real Madridi ka kërkuar që tri vite transferimin e De Geas, por këtë verë ata janë të vendosur për të sjell ish futbollistin e Atletico Madridit sërish në kryeqytetin spanjoll.

Jose Mourinho është në dijeni rreth vlerës së David De Geas në Manchester United, por kjo besohet se nuk do të ndal ‘Los Blancos’ të cilët pritet të shtrojnë ofertën e dytë për portierin 26-vjeçar javën e ardhshme./arbresh.info

Të ngjashme