Google ADS

Reali vjen me ofertën e “çmendur” për Werner

10:06 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Real Madrid ka bërë gati një super ofertë për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner.

22-vjeçari këtë sezon është në formë të mrekullueshme në Bundesligë, gjë që ka bërë të fitojë vëmendjen e shumë gjigantëve evropian, transmeton portali arbresh.info.

Sipas El Desmarque, “Los Blancos” planifikojnë të sakrifikojnë Luka Jovic plus 12.8 milionë euro për gjermanin.

Jovic iu bashkua verës Realit nga Eintracht Frankfurt për 60 milionë euro, por ka dështuar të impresionoi të gjithë.

Serbi ka shënuar vetëm një gol ndërsa nga ana tjetër Werner këtë sezon ka shënuar 18 gola.

Në garë për gjermanin janë edhe Chelsea, Liverpool dhe Manchester United./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme