Reali vëzhgon Mbappen dhe Dembelen

15:27 | 13 Prill 2017
Arbresh Info

Gazeta e përditshme spanjolle ‘Marca’ pretendon se Real Madridi është duke vëzhguar dy futbollist, Kylian Mbappen dhe Ousmane Dembelen.

Zyrtarët e ‘Los Blancos’ kanë qenë prezent në ndeshjen Borussia Dortmund – Monaco mbrëmjen e kaluar dhe dy yjet ishin në fokus të vëmendjes së vëzhguesve, transmeton portali arbresh.info.

Mbappe aktualisht vlen rreth 100 milionë euro, ndërsa 19-vjeçari Ousmane Dembele rreth 30 milionë euro.

Sidoqoftë, problemi i vetëm në transferimin e Mbappes, i cili është shënjestër edhe e shumë klubeve tjera të mëdha, është se francezi dëshiron t’i bashkohet Barcelonës./arbresh.info

Të ngjashme