“Madrilenët” kanë siguruar edhe tre pikë në ndeshjen e së shtunës si mysafirë kundër Athletic Bilbaos.
Real Madridi vazhdon qëndrimin në krye të La Ligas pas fitores me rezultat 1 me 2 në ndeshjen e xhiros së 28 në La Liga kundër Athletic Bilbos, shkruan portali arbresh.info.
Karim Benzema (25′) dhe Casemiro (68′) ishin dy autorët e golave për skuadrën e Zinedine Zidanes, ndërsa superylli portugez Cristiano Ronaldo ishte asistues i të dy golave.
Sulmuesi Aritz Aduriz ishte golashënuesi i vetëm për nikoqirët. Aduriz shënoi me kokë në minutën e 65′ të ndeshjes pas asistimit nga Raul Garcia. Kjo është disfata e dytë e Athletic Bilbaos në shtëpi këtë edicion pas asaj të pësuar 0 me 1 nga Barcelona.
Real Madridi tani ka 65 pikë, pesë më shumë se Barcelona në pozitën e dytë e cila ka edhe një ndeshje më pak./arbresh.info
Mësimi gjithëditor, Lushaku-Sadriu: Nuk zgjatet orari për më...
Rama ndan pamje nga ambientet e transformuara sportive të sh...
Një skiator humb jetën nga një ortek në Wyoming të SHBA-së
Çudi nga Portugalia, vijat e bardha të fushës u vizatuan me ...
Gjykata Speciale edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë ...
10 këshilla që ju duhen në jetë