Real Madridi i ka dërguar një mesazh urimi ish-numrit 7, Cristiano Ronaldo, i cili është bërë golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.
Superylli i Juventusit i shënoi edhe dy gola të tjerë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë kundër Interit, duke iu hakmarrë kështu Nerazzurrëve për humbjen në Serie A.
Në këtë mënyrë, ai e ka ngritur në 763 numrin e golave në karrierë dhe Marca ka raportuar se ish-sulmuesi i Los Blancos ka shënuar më shumë gola se çdo futbollist tjetër, transmeton Telegrafi.
Dhe për këtë arritje ka reaguar Reali përmes një postimi duke e uruar Ronaldon: “Golashënuesi më i mirë në histori të klubit tonë dhe tash në botën e futbollit. Urime, Cristiano”.
Megjithatë, diskutimi është duke vazhduar prej se Ronaldo i theu të gjitha rekordet gjatë muajit janar.
Derisa shifrat zyrtare janë ndryshe dhe sipas tyre, Josef Bican ka shënuar vetëm 759 gola, Federata Çeke e Futbollit ka reaguar duke thënë se ai ka shënuar 851 gola. Në anën tjetër, Pele disa javë më parë kishte përditësuar të dhënat e tij duke deklaruar se ka shënuar 1.283 gola gjatë karrierës si futbollist.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?