Real Madridi është gati për turnirin e Superkupës së Spanjës i cili tash e disa vite po zhvillohet në Arabinë Saudite me një format të ri, ku marrin pjesë katër skuadra.
Fitues i La Liga, fituesi i Kupës së Mbretit dhe vendi i dytë në ligë si dhe finalisti i kupës marrin pjesë në këtë kompeticion, shkruan Arbresh.info.
Disa orë më parë, klubi mbretëror ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për këtë turne dhe emri që bie në sy është David Alaba.
Ai është rikthyer në listën e skuadrës pas plotë 380 ditësh ku mungoi shkak i këptujes së ligamentit.
Në listë mungojnë vetëm Eder Militao dhe Dani Carvajal të cilët kanë problemin e njëjtë këputjen e ligamentit kryesor ACL.
📋✅ Our squad for the match!
🆚 @RCD_MallorcaEN#SuperSupercopa pic.twitter.com/5ehkN34qzU— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) January 7, 2025
Teksa ka edhe disa emra të rinj risi nga Carlo Ancelotti.
Real Madridi ndeshjen gjysmëfinale e luan të enjten ndaj Mallorcas, teksa gjysmëfinalja tjetër është mes Bilbaos dhe Barcelonës.
Fitues në fuqi i Superkupës së Spanjës është Real Madridi i cili vitin e kaluar në finale e mposhti Barcelonën me rezultat 4-1./Arbresh.info
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...