Dani Carvajal e ka shumë të vështirë të luajë në derbin e Madridit.
Sipas AS, ai pësoi një dëmtim në këmbën e djathtë që do ta pengojë të luajë kundër Union Berlin dhe e bën pothuajse të pamundur një rikthim kundër e Atletico Madridit.
Ai pritet të mungojë së paku 10 ditë, shkruan Arbresh.info.
Ai po kalonte një moment të shkëlqyer në fushën e gjelbër, madje është duke mbajtur shiritin në krah në mungesë të Naços dhe Modric.
Ancelotti nga ana tjetër nuk e përjashton mundësin e rikthimit të mbrojtësit për ndeshjen e fundjavës.
“Nesër do të bëjmë teste. Carvajal synon të kthehet javën e ardhshme”, tha ai në një konferencë për media./Arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...