Reali ofron 75 milionë euro dhe Balen për Sterlingun

16:09 | 4 Nëntor 2019
Arbresh.info

Florentino Perez po insiston në transferimin e yllit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.

Presidenti i Real Madridit ka kohë që po tenton ta transferojë sulmuesin e Citizens, mirëpo marrëveshja nuk po materializohet.

Sipas asaj që raporton tani Sky Sports, Los Blancos janë të gatshëm të ofrojnë 75 milionë euro dhe shërbimet e Gareth Bale për transferimin e Sterling.

Skuadra spanjolle besohet se mund të bëjë ofertën e parë në drejtim të kampionit të Ligës Premier qysh në afatin kalimtar të janarit.

Por, Reali e di se e ka të vështirë transferimin e anglezit, pasi Citizens nuk do ta lejojnë largimin e tij në afatin e dimrit.

Madrilenët anë takuar me përfaqësuesin e lojtarit dhe me drejtorin gjeneral Jose Angel Sanchez për të biseduar që marrëveshja të mbyllet në fillim të vitit 2020.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme