Real Madrid planifikon një ofertë prej 110 milionë eurove për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.
The Sun shkruan sot se sulmuesi po vazhdon të diskutojë kushtet e një kontrate të re me Djajtë e Kuq.
Kjo ka inkurajuar gjigantët spanjollë se mund të ulen dhe të bisedojnë me reprezentuesin anglez, i cili këtë vit po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit norvegjez, Ole Gunnas Solskjaer.
Real kanë vazhduar të mbajnë linjat e komunikimit me kampin e Rashfordit dhe besohet se do të arrihet një marrëveshje në parim brenda këtyre ditëve.
Ata kanë garantuar atë se do të ishte sulmuesi i tyre numër një dhe do të ketë trajtim më të veçantë.
Futbollisti tashmë paguhet 70 mijë euro në javë dhe ka mundësi ta zgjas kontratën që i përfundon sezonin e ardhshëm.United thuhet se është gatshëm t’ia trefishoj pagën javore futbollistit, të cilën e shohin si pjesë të rëndësishme të klubit.
Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur 99 paraqitje për skuadrën angleze duke shënuar 25 gola./telegrafi
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...