Reali në raundin tjetër të Kupës së Mbretit, barazon ndaj Fuenlabradas

23:23 | 28 Nëntor 2017
Arbresh Info

Real Madridi ka siguruar një pozitë në raundin tjetër të Kupës së Mbretit pas barazimit ndaj Fuenlabradas këtë mbrëmje.

Kampioni i Evropës dhe Spanjës barazoi  me rezultat 2 me 2 në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu kundër skuadrës së kategorisë së tretë – Fuenlabradas, shkruan portali arbresh.info.

Befasia ndodhi në minutën e 25′ të ndeshjes ku gjiganti spanjoll pranoi një supergol nga distanca. Mesfushori Luis Milla mposhti me lehtësi portierin Keylor Navas duke realizuar gol të bukur nga distanca .

Sidoqoftë, ‘Los Blancos’ arritën të kthehen pas një ore lojë në Bernabeu. Talenti 20-vjeçar Borja Mayoral barazoi shifrat për 1 me 1 duke shënuar me kokë pas një asistimi të bukur nga superylli Gareth Bale. Reprezentuesi i Spanjës shënoi edhe golin dytë personal në këtë takim.

Mayoral realizoi për 2 me 1 në minutën e 70′ të ndeshjes. Por, mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Alvaro Portillas në minutën e parafundit të ndeshjes. Portilla, i cili i inkuadrua në fushë në minutën e 69′ të ndeshjes si një zëvendësues i Alvaro Bravos, realizoi për 2 me 2 në një kundërsulm të shpejtë që erdhi pas një gabimi në mesfushë.

Takimi i parë ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 0 me 2 në favor të skuadrës së Zinedine Zidanes./arbresh.info/

https://twitter.com/realmadrid/status/935634990402101250

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme