Real Madridi ka siguruar një pozitë në raundin tjetër të Kupës së Mbretit pas barazimit ndaj Fuenlabradas këtë mbrëmje.
Kampioni i Evropës dhe Spanjës barazoi me rezultat 2 me 2 në ndeshjen e zhvilluar në Santiago Bernabeu kundër skuadrës së kategorisë së tretë – Fuenlabradas, shkruan portali arbresh.info.
Befasia ndodhi në minutën e 25′ të ndeshjes ku gjiganti spanjoll pranoi një supergol nga distanca. Mesfushori Luis Milla mposhti me lehtësi portierin Keylor Navas duke realizuar gol të bukur nga distanca .
Sidoqoftë, ‘Los Blancos’ arritën të kthehen pas një ore lojë në Bernabeu. Talenti 20-vjeçar Borja Mayoral barazoi shifrat për 1 me 1 duke shënuar me kokë pas një asistimi të bukur nga superylli Gareth Bale. Reprezentuesi i Spanjës shënoi edhe golin dytë personal në këtë takim.
Mayoral realizoi për 2 me 1 në minutën e 70′ të ndeshjes. Por, mysafirët arritën të barazojnë shifrat përmes Alvaro Portillas në minutën e parafundit të ndeshjes. Portilla, i cili i inkuadrua në fushë në minutën e 69′ të ndeshjes si një zëvendësues i Alvaro Bravos, realizoi për 2 me 2 në një kundërsulm të shpejtë që erdhi pas një gabimi në mesfushë.
Takimi i parë ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar me rezultat 0 me 2 në favor të skuadrës së Zinedine Zidanes./arbresh.info/
https://twitter.com/realmadrid/status/935634990402101250
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...