Google ADS

Reali në presion kërkon fitore për të rimarrë kreun në La Liga

20:27 | 8 Mars 2020
Arbresh.info

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Real Betis dhe Real Madridit.

Pas fitores së vështirë të Barçës, Reali është i detyruar të marrë vetëm pikët e plota, pasi momentalisht ka humbur kreun në La Liga.

Për këtë, Reali do të kërkojë vetëm fitore kundër Real Betis, skuadër që gjithmonë ka ditur t’i bëjë probleme të mëdhenjve në stadiumin “Benito Villamarín”.

Nuk starton Valverde, derisa Zinedine Zidane e lë sërish në stol Gareth Balen.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme