Reali në finale të Ligës së Kampionëve, por Cristiano Ronaldo shkatërrohet online

23:24 | 1 Maj 2018
Arbresh Info

Shikuesit e përballjes ndërmjet Real Madridit dhe Bayern Munichut kanë kritikuar ashpër sonte (e martë) sulmuesin Cristiano Ronaldo për paraqitjen e tij.

Dy skuadrat janë përballur kokë me kokë në Bernabeu për të zhvilluar takimin kthyes të gjysmëfinales në Ligë të Kampionëve pas fitores së Real Madridit në takimin e parë në Allianz Arena që përfundoi me rezultat 2 me 1, transmeton portali arbresh.info.

Kampioni në Bundesliga realizoi golin e epërsisë në Bernabeu pas vetëm 3 minutave lojë. Ishte Joshua Kimmich me një goditje të fuqishme që mposhti portierin Keylor Navas nga afërsia.

Por, Madrilenët u përgjigjen menjëherë përmes Karim Benzemas që barazoi shifrat për 1 me 1 në minutën e 11′ me një gol të bukur me kokë të realizuar pas asistimit nga braziliani Marcelo.

Sulmuesi francez shënoi për 2 me 1 në minutën e parë të pjesës së dytë duke përmbysur rezultatin në takimin si nikoqir pas një gabimi të tmerrshëm nga portieri Sven Ulreich që edhe i kushtoi bavarezëve.

Pas dy përpjekjeve të njëpasnjëshme, James Rodrguez realizoi për 2 me 2, por ish sulmuesi i ‘Los Blancos’ nuk festoi golin.

Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo ishte plotësisht i zhdukur mbrëmjen e sotme dhe një numër i madh i tifozëve kanë reaguar në rrjete sociale duke kritikuar atë për paraqitjen e tij./arbresh.info/

Shikoni më poshtë reagimet e tyre:

https://twitter.com/gdjp_wwfc/status/991408996300087296

https://twitter.com/ahmxdreda/status/991412081336442882

https://twitter.com/arch11/status/991409523901521920

https://twitter.com/ShadesOfEden_/status/991406886103773184

https://twitter.com/officialdaddymo/status/991410120671232000

https://twitter.com/Iam_Abdulaxis/status/991410372614729728

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme