Real Madridi shpallen kampion bote për herë të pestë në histori.
Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Moulay Abdallah” të Rabatit, Reali fitoi 5:3 ndaj Al Hilal.
Kjo është hera e pestë që ‘Mbretërit’ kurorëzohen kampion të botës.
Rezultatin i pari e zhbllokoi ylli brazilian, Vinicius Junior, i cili kaloi madrilenët në epërsi në minutën e 13’ të ndeshjes.
Ndërkaq, epërsinë e Realit në 2:0 e thelloi mesfushori Federico Valverde pasi shënoi supergol në minutën e 18’ të ndeshjes.
Por, Al Hilal u kundërpërgjigj, duke e ngushtuar epërsinë e kampionit evropian në 2:1 përmes golit të Moussa Maregas në minutën e 26’ të ndeshjes.
Goli i Maregas rezultoi të ishte i fundit për këtë pjesë të parë.
Pjesa e parë, 2:1 në favor të Real Madridit.
45 minutat e dytë nisën më mirë sërish për ‘Los Blancos’, duke shënuar edhe tri herë të tjera.
Në minutën e 54′ shënoi lojtari më i mirë në botë, Karim Benzema për rezultatin 3:1.
Po rridhte minuta e 58′ kur klubi mbretëror tundën rrjetën përsëri.
Ishte edhe njëherë Valverde që shënoi golin e katërt për Realin dhe të dytin personal.
Në minutën e 64′ ishte Vietto ai që shënoi golin e dytë të skuadrës saudite.
Reali nuk u ndalën me aq sepse shënuan edhe golin e pestë.
Në minutën e 69′ Vini Jr realizoi një gol të bukur.
Vietto tundi për herë të tretë portën e Madridit, pasi shënoi golin për 5:3 në minutën e 79′.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...