Reali mendon transferimin e sulmuesit të PSG-së në janar?

11:49 | 6 Tetor 2017
Arbresh Info

Real Madridi raportohet se është duke menduar mundësinë për të shtruar ofertë për sulmuesin e Paris Saint Germainit, Edinson Cavanin.

Gjatë ditëve të fundit, Real Madridi është përfolur rreth një oferte prej 200 milionë euro për sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, por duket që reprezentuesi i Anglisë nuk është i vetmi sulmues në radarin e Zinedine Zidanes, transmeton portali arbresh.info.

30-vjeçari ka realizuar 11 herë deri tani këtë sezon
30-vjeçari ka realizuar 11 herë deri tani këtë sezon

Bazuar në gazetën spanjolle ‘Don Balon’, Real Madridi është duke menduar të reagojë për transferimin e Cavanit, i cili shpenzoi katër vitet e fundit në Parc des Princes.

Gjatë kohës së tij, reprezentuesi uruguaian shënoi 138 gola brenda 193 paraqitjeve.

Paris Saint Germain besohet se ka nevojë për të barazuar llogaritë, megjithëse gjiganti në Liga 1 nuk pritet të shet njërin nga treshja e tyre në sulm./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme