Pushime të personalizuara, të krijuara posaçërisht për çdo lojtar.
Ideja është e Real Madridit që të përballojë një kalendar të ngarkuar dhe në të njëjtën kohë të lejojë lojtarët e tij të pushojnë:
“Dikush nuk mund të luante për një javë dhe të shkonte të pushonte me familjen e tij, veçanërisht lojtarët që grumbullohen me kombëtaret respektive që kanë shumë pak pushim. Jemi duke e vlerësuar këtë zgjidhje me stafin mjekësor dhe përgatitësit atletikë”, tha Carlo Ancelotti në prag të debutimit sezonal në La Liga ndaj Mallorcas.
Duhet thënë se Real Madridi mund ta përballojë, duke pasur parasysh organikën e pasur që ka në dispozicion Ancelotti.
“Nëse Vinicius shkon me Brazilin për të luajtur dy ndeshje, pas kthimit ai do të pushojë katër ose pesë ditë. Është e vetmja mënyrë. Ai është i lirë të bëjë çfarë të dojë në ato ditë”, shtoi trajneri i madrilenëve./rtsh
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...