Sulmuesi, Gareth Bale është larguar nga stërvitja pasi dyshohet se ka problem me gastroenterit.
Uellsiani se bashku bashkëlojtarin, Luka Jovic qëndruan larg skuadrës për shkak se “Los Blancos” frikësohen se mos kanë probleme me gastroenterit, transmeton portali arbresh.info.
Bale erdhi në kohë në stërvitje, por iu kërkua të largohet, ndërsa është në dyshime për ndeshjen e radhës.
“Los Blancos” do udhëtojnë te Levante te shtunën ndërsa janë duke garuar me Barcelonën për kreun e tabelës.
Barazimi me Celta Vigon në javën e kaluar, bëri që skuadra e Zinedine Zidane të këtë vetëm një pikë avantazh nga Barcelona.
Kujtojmë që “Mbretërit” të mërkurën do përballen me Manchester Cityn ndërsa me 1 mars do takohen me Barcelonën./arbresh.info.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...