Google ADS

Reali lanson fanellën e re, Ronaldo nuk shfaqet askund (VIDEO)

22:05 | 14 Qershor 2017
Arbresh Info

Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është lënë në mënyrë misterioze jashtë videos zyrtare të lansimit të fanellës së re.

Sipas mediave portugeze, 32-vjeçari raportohet se është një shënjestër prej 157 milionë funta e ish skuadrës së tij – Manchester United, por javën e kaluar është konfirmuar që nuk është arritur asnjë marrëveshje dhe në fakt diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë, transmeton portali arbresh.info.

Pavarësisht se transferimi është hedhur plotësisht poshtë, Cristiano Ronaldo nuk është parë në videon e postuar në rrjetin social Instagram nga Real Madridi.

Klipi i publikuar në rrjete sociale shfaq shumë lojtarë të gjigantit spanjoll me fanellën e re të bardhë, por portugezi nuk gjendet askund.

Video fillon me sulmuesin francez Karim Benzema dhe vazhdon më pas me yjet tjerë si Gareth Bale, Toni Kroos dhe Marcelon.

Ronaldo aktualisht është subjekt i një rasti gjyqësor nga zyra e prokurorëve të Spanjës pas akuzave rreth mashtrimeve tatimore me vlerë rreth 14.7 milionë euro./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BVUBRPLhkC3/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme