Reali kualifikohet në finale të Superkupës, aty ku e pret Barcelona

21:56 | 9 Janar 2025
D.H

Real Madrid ka arritur të shënoj fitore me rezultat 3-0 ndaj Mallorcas, në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

Pjesa e parë u mbyll pa gola përkundër iniciativës së Real Madridit, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë goli i vetëm në këtë sfidë u shënua nga fenomeni anglez, Jude Bellingham i cili realizoi në minutën e 63-të në ndeshje.

Kurse fitorja u vulos në minutat shtesë ku Valjent i Mallorcas shënoi në portën e tij për 2-0, fillimisht. Teksa golin e tretë për “Los Blancos” e shënoi Rodrygo pas një harkimi nga Vasquezi.

Me këtë fitore, madrilenët sigurojnë finalen e katërt radhazi, aty ku i pret Barcelona.

“El Classico” e parë e vitit 2025 do të luhet të dielën me fillim nga ora 20:00./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme