Drejtuesit e Real Madridit kanë vendosur të ulin kërkesat për lirimin e uellsianit Gareth Bale në fund të këtij edicioni.
Gazeta spanjolle “Marca” ka njoftuar të enjten se Reali ka vendosur të kërkojë 70 milionë euro dëmshpërblim për Balen. Ky i fundit, pritet të largohet gjatë kësaj vere nga Madridi, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij këtë edicion. Bale 29-vjeçar, këtë edicion ka shënuar 14 gola në 38 ndeshje kurse me Realin ka kontratë deri në vitin 2023, transmeton Koha Ditore.
Ai te Reali është transferuar nga Tottenhami për 101 milionë euro dëmshpërblim para fillimit të edicionit 2013/14. Interesim për transferimin e reprezentuesit të Uellsit, ka treguar skuadra e Manchester Unitedit.
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...