Arda Guler do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror, por mbetet pikëpyetje nëse largimi do të jetë i përhershëm apo vetëm si huazim.
Shumë skuadra janë vënë pas talentit turk duke përfshirë Tottenham Hotspur, AC Milan, Borussia Dortmund e Bayern Munich.
Megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Reali ta huazoj xhevahirin e saj dhe në skenë ka dalë një skuadër ku Reali prej kohësh huazon futbollistë.
Fjala është për Real Sociedadin, klub që madrilenët kanë raporte të shkëlqyeshme pasi më parë kanë huazuar edhe Takefusa Kubon apo Martin Odeegaardin për të pasur më shumë hapësura.
Sipas asaj që ka raportuar Defensa Central, Sociedad e ka seriozisht për huazimin e turkut duke i garantuar minuta të plota.
19-vjeçari është i etur për një klub të ri ku do të ketë më shumë hapësira për të treguar cilësitë që posedon dhe Sociedad po konsiderohet si klubi ideal për të.
Reprezentuesi turk këtë edicion numëron vetëm shtatë ndeshje nëtotal ku gjithsej ka luajtur në 98 minuta dhe ka një gol të shënuar. /Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...