Zinedine Zidane është duke kërkuar me çdo kusht transferimin e Houssem Aouar nga Lyoni.
Los Blancos janë ndër skuadrat pretendente për të nënshkruar me talentin francez, por për këtë duhet ta mposhtin konkurrencën e ekipeve tjera të mëdha që e duan atë.
Paris Saint Germain, Juventus, Arsenal dhe Manchester City gjithashtu kanë shprehur interesim për transferimin e Aouar.
Megjithatë Los Blancos tanimë kanë nisur bisedimet me Lyonin dhe ata janë njoftuar për çmimin e yllit të ri francez.
Te Lyoni e dinë se është shumë e vështirë për ta mbajtur xhevahirin e tyre në skuadër dhe duan të fitojnë sa më shumë nga shitja e tij.
Drejtuesit e klubit francez tanimë e kanë njoftuar gjigantin spanjoll se për ta transferuar Aouarin, duhet të paguhet një çmim fiks prej 60 milionë euro.
Le10Sport shkruan se për Realin nuk është problem kjo shumë, por madrilenët fillimisht po mendojnë për shitjet.
Nga ana tjetër 22-vjeçari Aouar do të preferonte transferimin te Real Madrid para skuadrave tjera, pasi ka besimin e madh nga trajneri Zidane.
Aouar shkëlqeu edicionin e kaluar me Lyonin, ku në 41 ndeshje zyrtare realizoi nëntë gola dhe dhuroi 10 asistime.
Në Madrid e shohin francezin si zëvendësuesin më të mirë të kroatit Luka Modric, i cili duket se do ta luaj sezonin e fundit në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...