Google ADS

Reali ia vendos çmimin përfundimtar James Rodriguezit

23:10 | 5 Qershor 2017
Arbresh.info

Largimi i James Rodriguez nga Real Madridi është i sigurt.

Një gjë të tillë e konfirmon edhe lënia në tribuna e tij nga Zinedine Zidane në finalen e Ligës së Kampionëve, ndaj Juventusit.

Ylli kolumbian që i kushtoi 80 milionë euro Real Madridit, është i lidhur me disa skuadra.

Inter, Chelsea, Juventus e Manchester United, po kërkojnë shërbimet e tij.

Por, për ta bërë të tijin James Rordriguezin, këto skuadra duhet t’i ofrojnë Realit 70 milionë euro, pasi ky është çmimi që i ka vendosur 25 vjeçarit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme