Teksa Real Madrid po kërkon një alternativë për Casemiron, në Brazil raportojnë se pasuesi mund të jetë sërish një lojtar i kombëtares së Brazilit.
Bëhet fjalë për 20-vjeçarin e talentuar Gabriel Menino i cili është pjesë e skuadrës së Palmeiras dhe ka kontratë me klubin deri në vitin 2024.
Menino këtë sezon ka luajtur çdo ndeshje për skuadrën e Palmeiras, ndërsa ka qenë i grumbulluar edhe në dy ndeshjet e muajit tetor me Brazilin, por që nuk debutoi.
Por, braziliani u ftua përsëri dhe pikërisht në vend të Casemiros në kombëtare për shkak se ky i fundit doli pozitiv me COVID-19, por vetëm disa ditë më pas edhe Menino rezultoi pozitiv dhe debutimi i tij u shty.
Klubi spanjoll e ka ndjekur disa ndeshje mesfushorin i cili ka karakteristika të ngjashme me Casemiron dhe do të tentojë që në afatin kalimtar të janarit të transferoi brazilianin.
20-vjeçari mund të bashkohet me klubin e ëndrrave për shifrën e 18 milionë euro.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...