Reali huazon Kepan, si zëvendësues të Courtois

12:57 | 14 Gusht 2023
Orgesa Haziri

Real Madrid ka konfirmuar nënshkrimin e portierit të Chelseat, Kepa Arrizabalaga në huazim për një sezon.

Kepa i bashkohet “Los Blancos” deri në fund të sezonit pas lëndimit të Thibaut Courtois të premten, shkruan Arbresh.info.

Javën e kaluar u konfirmua se portieri belg do të ishte jashtë sezonit pas një dëmtimi të ACL.

Dhe gjigantët spanjollë vepruan shpejt për të “rrëmbyer” numrin një të Bluve.

Kepa kishte qenë shumë i lidhur me një lëvizje te Bayern Munich këtë verë, por reprezentuesi spanjoll ka zgjedhur të kthehet në vendin e tij./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme