Real Madridi ka pësuar një goditje të rëndë pas konfirmimit se Raphael Varane do të mungoj në ndeshjen kundër Atleticos, Barcelonës dhe Bayern Munichut.
Mungesa e reprezentuesit francez është një humbje e madhe për “Los Blancos” që kanë përpara ndeshja të mëdha për të zhvilluar, transmeton portali arbresh.info. Së fundmi është zbuluar se lojtari ka pësuar një lëndim të shkallës së dytë në muskulin në kofshë të këmbës së majtë.
Real Madridi do të përballet me Atletico Madridin gjatë fundjavës para ‘El Clasicos’ që do të vendos fituesin e titullit në La Liga.
Po ashtu, gjiganti spanjoll do të përballet me Bayern Munichun në Ligë të Kampionëve derisa shpresat për të fituar për të dytën herë këtë torfe janë të mëdha.
Mungesa e Varanes në vikend është e sigurt, por klubi shpreson që ylli të rikthehet sa më shpejtë që është e mundur./arbresh.info
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...