Liverpooli ka mposhtur Real Madridin me rezultat 2-0 në kuadër të xhiros së pestë në fazën e ligës të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, me iniciativën e plotë të “The Reds” mirëpo Courtois ishte në vend, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo kjo iniciativë u shpërblye në minutën e 52-të, kur Mac Allister shënoi golin e avantazhit për të drejtuarit e Arne Slot.
Nëtnë minuta më vonë Reali pati mundësi të artë të barazoj rezultatin, mirëpo nga pika e bardhë e penalltisë gaboi Kylian Mbappe.
Penalltinë e humbi edhe Mohamed Salah i cili në minutën e 70-të, pati mundësi ta dyfishoi epërsinë.
Por pas vetëm shtatë minutëash, holandezi Cody Gapko shënoi golin e dytë për t’i dhënë qetësinë Liverpoolit.
Deri në fund gola nuk pati dhe kështu, Liverpooli shijoi një fitore ndaj Real Madridit pas 15 vitesh.
Pas pesë ndeshjesh, “The Reds” kanë 15 pikë kurse Real Madridi ka gjashtë pikë dhe ndodhet në vendin e 24-të në tabelë./Arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?