Real Madridi raportohet se po kalon në fazën përfundimtare të negociatave me Borussia Dortmundin për transferimin e Jude Bellingham.
Raundi pozitiv i bisedimeve u zhvillua të hënën ndërsa Reali dhe Dortmundi janë duke punuar në konkretizimin e disa detajeve mbi bonuset që duhet të përfshihen në kontratë.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, marrëveshja mes Realit dhe lojtarit për kushtet personale është 100% e sigurt dhe e garantuar që nga muaji prill, përcjellë lajmi.net.
Ideja e “Los Blancos” është që marrëveshja të mbyllet brenda kësaj jave, derisa lojtari është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshje të vlefshme deri në qershor 2029 si lojtar i Real Madridit, pra një kontratë gjashtëvjeçare gati.
Dyshohet për një të vrarë dhe një të plagosur në qendër të K...
ETEA e quan fushatë dezinformuese debatin për edukimin seksu...
Caktohet një muaj paraburgim për të dyshuarin që theri me th...
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot Qeveria e Kosovës
Tiranës do t’i shtohet edhe një shkollë e re, Rama: Instituc...
Real Madridi ndihet i rrezikuar, arabët janë të gatshëm ta m...