Google ADS

Reali gati të sakrifikojë James për yllin e Napolit

22:20 | 19 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Real Madrid ende nuk ka hequr dorë nga ylli i Napolit, Fabian Ruiz.

“Los Blancos” për të transferuar spanjollin janë të gatshëm të sakrifikojnë James Rodriguez, transmeton portali arbresh.info.

Kolumbiani nuk është në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe pritet të shitet në afatin e janarit.

Sipas disa raportimeve, gjiganti spanjoll ka kërkuar nga “Napolitanët” shkëmbimin mes Rodriguez dhe Ruiz.

Ky i fundit këtë sezon nuk ka luajtur këtë sezon për shkak të një lëndimi në ligamente./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme