‘Los Blancos’ kanë vazhduar me formë të dobët edhe mbrëmjen e sotme (e shtunë) ndaj Athletic Bilbaos.
Real Madridi ka siguruar vetëm një pikë në takimin si mysafirë në San Mames ndaj Athletic Bilbaos në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga, shkruan portali arbresh.info.
Kampioni i Evropës dhe Spanjës barazoi pa gola 0 me 0 pavarësisht dominimit të plotë gjatë ndeshjes. Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema dështuan për të realizuan mbrëmjen e sotme, megjithëse goditën të dy shtyllën e portierit Kepa Arrizabalaga.
Skuadra e Zinedine Zidanes mbeti me vetëm dhjetë lojtarë në fushë katër minuta pa përfunduar koha e rregullt. Kapiteni Serigo Ramos u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 86′.
Real Madridi humbi gjithashtu një mundësi të artë për t’i afruar me pikë liderit të tabelës – Barcelonës, pas barazimit të gjigantit katalunas ndal Celta Vigos.
‘Los Blancos’ vazhdojnë qëndrimin në pozitën e katërt me 28 pikë, dy më pak se Atletico Madridi në pozitën e tretë./arbresh.info/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri