Skuadra e trajnerit Zinedine Zidane ka siguruar edhe tre pikë këtë të shtunë ndaj Espanyolit, ndeshje në të cilën u rikthye fuqishëm sulmuesi Gareth Bale.
Real Madridi ka mposhtur me rezultat 2 me 0 skuadrën e Quique Flores në takimin e xhiros së 23 në La Liga, shkruan portali arbresh.info. Skuadra në “Santiago Bernabeu” siguroi epërsinë me golin e shënuar nga Alvaro Morata në minutën e 33′.
Goli i dytë erdhi nga uellsiani Gareth Bale në minutën e 83′ të takimit. Bale u rikthye në formë të shkëlqyer tek gjiganti spanjoll pas tre muajve qëndrim jashtë fushe.
Lideri në La Liga ka përforcuar kreun me 52 pikë, katër më shumë se Barcelonë./arbresh.info
Administrata e Joe Biden pritet të njoftojë ndihmë masive us...
Manchester City ka zgjedhur një italian si zëvendësues të Ro...
Pse shpërthejnë virozat gjatë dimrit dhe si përhapen ato?
Çmimet e banesave në Shqipëri do shtrenjtohen, pritet rritje...
Zjarr i përmasave të mëdha në Kaliforni, digjen 180 hektarë ...
Prishtina e Re ndan rrugët me tre futbollistë