Reali feston kalimin në finale me një postim të bukur ku shihen klubet e njohura që i ka eliminuar

08:13 | 5 Maj 2022
A. B.

Real Madridi ka fituar pas vazhdimeve me rezultat 3-1 ndaj Man Cityt, duke kaluar në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte mbyllur me rezultat 4-3 në të mirë të qytetarëve, duke bërë që me rezultat të përgjithshëm prej 6-5, mbretërit të kalojnë tutje.

Golin e parë në ndeshje e kishte shënuar Riyad Mahrez, por që u mbretërit u kthyen në fund në lojë.

Rodrygo Goes shënoi dy herë, ndërsa Karim Bezema shënoi golin e kualifikimit për në finale.

Pas kalimit tutje, klubi mbretëror ka postuar një foto të dyshes, Karim Benzema dhe Vinicius Junior.

Aty shihen Benzema duke i treguar diçka në dorë Juniorit, ndërsa madrilenët i kanë shkruar emrat e klubeve si PSG, Chelsea dhe Man City, klube që i kanë eliminuar.

Real Madridi ka eliminuar klubet më të njohura për të arritur deri në finale. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme